Home > Uncategorized > Wolff: Më mungon Lauda

Wolff: Më mungon Lauda

//
/
Comments are Off

Ekipi i Mercedes-it edhe këtë sezon është duke pas shumë vështirësi për t’iu kthyer suksesit në sportin e Formula 1.

E në këtë periudhë jo të mirë drejtori i ekipit Toto Wolff theksoi se po i mungon prezenca e Niki Laudas transmeton klankosova.tv.

Sipas tij mungesa e austriakut është për faktin se ai i thjeshtësonte gjërat gjatë diskutimit dhe ishte ndihmesë e madhe për ekipin.

Ish legjenda e Formula 1, Lauda iu bashkua Mercedesit në vitin 2012 në detyra jo ekzekutive gjatë së cilës periudhë Mercedesi shkëlqeu në Formula 1.

Tri herë kampioni i botës ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 70 vjeçare.

 

The post Wolff: Më mungon Lauda appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights