Dëshmitari i Masakrës së Izbicës, Avni Aliu, ka folur për përvjetorin e 24 të masakrës ku mbetën të vrarë 147 persona.
Aliu, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe e deri tek të moshuarit.
“Viktimat kanë qenë të moshave të ndryshme prej dy muajve e deri tek një i moshuar që ishte invalid. Ka shumë fëmijë të vrarë në mesin e viktimave”, tha Aliu.
Aliu që kishte qenë mësimdhënës në atë kohë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe pas 24 vjetëve e ka një peng nga ajo masakër, njofton Klankosova.tv.
“Kam qenë mësimdhënës, mirëpo e kam lënë për t’ju bashkangjitur UÇK-së. Atë ditë kemi qenë në këtë mal dhe më vjen shumë keq që s’kemi mund me i mbrojte civilët, ndihem keq sa herë vi këtu që s’arritëm t’i mbrojmë”, tha Aliu.
Mes tjerash, dëshmitari i kësaj masakre tha se s’ka shpresë në gjetjen e personave të zhdukur nga Izbica.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Aliu: Në masakrën e Izbicës në mesin e viktimave kishte foshnja prej dymuajshe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.