Home > Uncategorized > ​Hamilton jep sinjale të dorëzimit

​Hamilton jep sinjale të dorëzimit

//
/
Comments are Off

Lewis Hamilton është tashmë kampioni rekord botëror në Formula 1, ku britaniku ka fituar shtatë tituj dhe ndan titujt e më të mirëve me legjendën e F1, Michael Schumacher.

Edhe pse Hamilton ishte aq afër fitimit të titullit të tij të tetë në vitin 2021, Max Verstappen fitoi GP-në e fundit të sezonit në Abu Dhabi, pas një vendimi të diskutueshëm nga juria, në xhiron e fundit dhe ka dominuar klasën e parë të motorsportit që atëherë.

Mercedesi i Hamiltonit nuk mundi të vazhdonte në dy garat e sezonit aktual vitin e kaluar ku ai përfundoi i pesti dy herë dhe me 103 herë fituesin e GP që mbush 38 vjet në janar, zërat janë të përhapur se ai është gati të tërhiqet.

Hamilton me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale ka shkruar se “ndonjëherë mendoj se dua të ndalem”, duke lënë të nënkuptohet se karriera e tij është afër fundit.

Nga ky postim i tij, fansat janë bërë shumë kuriozë për të parë se çfarë ka rezervuar njeriu miliardë dollarësh, siç quhet edhe britaniku./KP

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post ​Hamilton jep sinjale të dorëzimit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights