Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është takuar sot me shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, me të cilën ka folur për zgjedhjet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Është e nevojshme që sa më parë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet stabiliteti dhe mbijetesa”, ka shkruar Rakiq në një postim në llogarinë e tij në Facebook pas takimit, transmeton Klankosova.tv.
Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi drejtuesit e këtyre komunave u dorëhoqën në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar veturat me targa serbe në targa të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
The post Rakiq në takim me shefen e UNMIK-ut, kërkon formimin e Asociacionit appeared first on Klan Kosova.