Home > Uncategorized > Agjencia Kadastrale e përshpejton punën e pronave për projektet e FSK-ës

Agjencia Kadastrale e përshpejton punën e pronave për projektet e FSK-ës

//
/
Comments are Off

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se e kanë përshpejtuar regjistrimin e pronave duke u hapur rrugë intestimeve strategjike të Forcës së Sigursë së Kosovës në Komunën e Gjakovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është bërë për arsye të interesit nacional strategjik.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e “Poligonit Kryesor të Trajnimeve” për nevoja të FSK-së.

Poligoni përfshinë zonat kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës. Gjithsej janë përfshi 407 parcela.

Gjithashtu, qeveria r ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve, të cilat gjenden brenda Lokacionit të ish “Aeroporti i Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes për zonat kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.

The post Agjencia Kadastrale e përshpejton punën e pronave për projektet e FSK-ës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights