Home > Uncategorized > Boston Celtics e poshtëron ekipin e Milwauke Bucks në shtëpi (VIDEO)

Boston Celtics e poshtëron ekipin e Milwauke Bucks në shtëpi (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Ekipi i Boston Celtics ka triufuar në “Fiserv Forum” kundër Milwaukee Bucks, me rezultat shumë të thellë 140-99.

Në fakt që nga fillimi i takimit skuadrës së drejtuar nga Joe Mazzulla fitorja nuk i’u rrezikua për asnjë moment të vetëm, duke e dominuar kundërshtarin në katër çerekët e sfidës.

Basketbollisti më i dalluar ishte Jason Tatum me 40 pikë, 8 kërcime e 1 asistim i ndihmuar nga Jaylen Brown i cili shënoi 10 pikë më pak.

Në anën tjetër, tek ekipi humbës më i miri ishte Giannis Antetokounmpo me 24 pikë të realizuara.

Humbje në shtëpi pësoi edhe lideri i Konferencës Perëndimore, Denver Nuggets.

“Çekanët” u mposhtën New Orleans Pelicans, me shifrat finale 107-88.

Brandon Ingram i “Pelikanëve” me shifrat magjike “Triple-double” prej 31 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve ishte njeriu i ndeshjes.

The post Boston Celtics e poshtëron ekipin e Milwauke Bucks në shtëpi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights