Home > Uncategorized > Yll Buleshkaj: Kosova kamion në Evropë për deklarimin elektronik të pasurisë (VIDEO)

Yll Buleshkaj: Kosova kamion në Evropë për deklarimin elektronik të pasurisë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka treguar se mbi 90 përqind e dokumentacionit për deklarim të pasurisë është bërë përmes aplikacionit elektronik që ka qenë në funksion për herë të parë.

Ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se Kosova kalon vendet e rajonit dukshëm në këtë aspekt.

“E kemi përgjigjen më të mirë në rajon dhe Evropë për funksionimin e deklarimit elektronik. Asnjë vend nuk ka kaluar 70 përqind me herën e parë, ne jemi mbi 90 përqind”, është shprehur ai.

“Jemi kamion në Evropë për futjen në funksionin të aplikacionit. Edhe kualiteti i të dhënave ka qenë i mirë”.

Buleshkaj ka thënë se si agjensi vitin e kaluar kanë trajtuar 212 raste, duke anuluar vendime të rëndësishme, ku është dyshuar se ka pasur konflikt interesi.

The post Yll Buleshkaj: Kosova kamion në Evropë për deklarimin elektronik të pasurisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights