Home > Uncategorized > Osasuna pret në finale të Kupës së Mbretit fituesin e ndeshjes Barcelonë-Real Madrid

Osasuna pret në finale të Kupës së Mbretit fituesin e ndeshjes Barcelonë-Real Madrid

//
/
Comments are Off

Osasuna ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Athtletic Bilbaon.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Inaki Williams, në minutën e 33’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk e gjetën golin, mirëpo ndeshja shkoi në vazhdime për shkak se Osasuna kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

Në vazhdime, Osasuna realizoi me anë të Pablo Ibanez, në minutën e 116’, për ta dërguar ekipin e tij vetëm për herë të dytë në finale të këtij trofeu në histori të klubit.

Në finale do e presin fituesin e ndeshjes Barcelona-Real Madrid. /Klankosova.tv.

The post Osasuna pret në finale të Kupës së Mbretit fituesin e ndeshjes Barcelonë-Real Madrid appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights