Home > Uncategorized > Ekspertja e OKB-së e shqetësuar me situatën e lirisë së shtypit në Serbi

Ekspertja e OKB-së e shqetësuar me situatën e lirisë së shtypit në Serbi

//
/
Comments are Off

Reformat ligjore në Serbi duhet të shoqërohen me zbatimin efektiv të ligjeve për të kundërshtuar retorikën e rrezikshme kundër pakicave, gazetarëve dhe aktivistëve, tha të enjten ekspertja e pavarur e OKB-së për të drejtat e njeriut, Irene Khan, duke përfunduar një vizitë zyrtare në vend.

Raportuesja Speciale për të drejtën e lirisë së shprehjes u alarmua nga “diskursi publik toksik nga politikanët apo zyrtarët publikë dhe i përforcuar nga tabloidët, nga kurbanizimi i mediave, i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, i pakicave etnike, LGBTI-së dhe kritikëve ndaj qeverisë”.

Khan paralajmëroi se besimi i publikut në media minohet kur gazetarët etiketohen si agjentë të huaj, tradhtarë ose armiq të shtetit, gjë që rrit gjasat e sulmeve kundër medias duke ndikuar gjithashtu në lirinë e medias dhe debatin demokratik.

“Liria e shprehjes nuk është një licencë për të ngacmuar, frikësuar apo kërcënuar zërat kritikë”, theksoi ajo, raporton Klankosova.tv.

Ajo i kërkoi qeverisë serbe të sigurojë që të gjitha organet shtetërore të zbatojnë kuadrin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur lirinë e shprehjes, ndërsa lufton gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.

“Duke pasur parasysh rolin që luajnë tabloidët në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, jam e shqetësuar se organi rregullator i medias elektronike (REM) po dështon të ndërmarrë veprimet e duhura kundër shkelësve, duke dështuar në promovimin e pluralizmit në përmbajtjen mediatike dhe duke lejuar vazhdimin e fushatave të shpifjeve dhe ngacmimeve”, tha ekspertja e të drejtave të njeriut.

REM duhet të jetë “i pavarur, efektiv dhe i përgjegjshëm”, këshilloi ajo.

Khan gjithashtu i kërkoi qeverisë serbe që të garantojë sigurinë e gazetarëve duke marrë masa për përshpejtimin e hetimeve dhe procedurave ligjore lidhur me kërcënimet dhe sulmet.

Raportuesja Speciale për të drejtën e lirisë së shprehjes u bëri thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe ndjekin penalisht rastet e gjata të gazetarëve të vrarë në Serbi. “Vrasja e gazetarëve është forma më skandaloze e censurës. Mosndëshkimi nuk duhet të mbizotërojë”, tha ajo.

Në fund, ajo theksoi se vetëm miratimi i ligjeve nuk mjaftonte për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Ajo që nevojitet është një lidership politik i fortë dhe i qartë nga përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare. Angazhimet ligjore të Qeverisë duhet të përkthehen në veprim”, theksoi ekspertja e pavarur e OKB-së për të drejtat e njeriut, Irene Khan.

Rreth Raportuesve të OKB-së

Raportuesit e posaçëm caktohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të monitoruar dhe raportuar mbi situata specifike të vendit ose çështje tematike.

Këta ekspertë punojnë në baza vullnetare dhe shërbejnë në kapacitetin e tyre individual.

Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk marrin pagesë për punën e tyre. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Ekspertja e OKB-së e shqetësuar me situatën e lirisë së shtypit në Serbi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights