OneBeat Balkans po rikthehet ku mund ta shijoni një përjetim muzikor të jashtëzakonshëm në koncertin e datës 7 Prill në Prishtinë.
Në këtë koncert do të paraqiten 11 muzikantë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia dhe SHBA, të cilët janë bërë bashkë për të krijuar tinguj unikë që do të performohen para publikut për herë të parë.
Si një kënaqësi e veçantë, OneBeat Balkans do t’i bashkohen Marko Louis, këngëtar, kantautor dhe producent, Maestro Visar Kuçi dhe kori pop “Radio”, një kor lokal nga Novi Sadi.
Ky koncert i OneBeat Balkans do të mbahet më datë 7 prill, në ora 20:00 në skenën alternative të Teatrit Kombëtar.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Koncerti i “OneBeat Balkans”, sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





