Home > Uncategorized > Ministri gjerman i Shëndetësisë: E kemi mposhtur me sukses pandeminë

Ministri gjerman i Shëndetësisë: E kemi mposhtur me sukses pandeminë

//
/
Comments are Off

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha sot se Gjermania e ka mposhtur me sukses dhe me rezultate të mira pandeminë e COVID-19.

“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha të mërkurën ministri, duke shtuar se ai doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, shtoi Lauterbach, i cili është një epidemiolog.

Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar.

Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Ministri gjerman i Shëndetësisë: E kemi mposhtur me sukses pandeminë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights