Në Podgoricë të Malit të Zi është nënshkruar Aneksi IV për ndërtimin e hotelit luksoz “Jadran” në Ulqin.
Dokumenti në të cilin vunë firmat, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj dhe pronari i “Royal Company” nga Prishtina, Arbër Kryeziu, tregon se janë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për valotizimin e lokacionit të ish-hotel, Jadran, në Ulqin ku do të investihen 40 milionë euro.
Me këtë nënshkrim, i mundësohet investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez i një brendi të njohur globalisht.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Nënshkruhet Aneksi IV për ndërtimin e hotelit “Jadran”
The post Nënshkruhet Aneksi IV mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit “Jadran” në Mal të Zi (FOTO) appeared first on Klan Kosova.




