Home > Uncategorized > Vazhdon acarimi Osmani-KPK (VIDEO)

Vazhdon acarimi Osmani-KPK (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Përvjetorin e parë e mbushi te enjten e gjashtë prillit.

365 ditëshi mbase qe arsyeja qe e shtyri Këshillin Prokurorial të Kosovës të kërkojë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mos e mbajë më gjatë në zyrë emrin e ri të kryeprokurorit të shtetit.

Përmes shkresave, KPK kërkoi që me dekret të presidentes, Blerim Isufaj sa me parë të vendoset në krye të prokurorive.

Por, nga Osmani kjo u vlerësua kryekput presion.

Shpreh kundërshtimin tim ndaj tendencës që përmes interpretimeve të shtrembëruara të vendimeve të gjykatave në lidhje me procedurën e zhvilluar në KPK, të tentohet të vihet në lajthitje opinioni publik dhe institucioni i Presidencës”, shkroi ajo.

Megjithatë, sipas monitoruesve të këtij procesi, letra e KPK-së nuk u lexua bash drejt, pasi mund te cilesohet edhe si kerkese për sqarim.

Por, në anën tjeter as presidentja nuk bëri ndonjë shkelje, pasi ligjet nuk ia kufizojnë kohën për dekretim të kryeprokurorit.

Kurdo qe Osmani të vendosë, nga shoqeria civile presin që vlerësimet e tyre, kur ky proces të kthehet krejt në pikën zero, të merren parasysh.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të udhëhequr me krejt prokuroritë kishte marrë mbështetjen e krejt anëtarëve të KPK-së. Kundërkandidati i tij që po ankohet nëpër gjykata, Shqipdon Fazliu, nuk deshi të deklarohet për këtë çështje, të premten.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Vazhdon acarimi Osmani-KPK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights