Son Heung-min ka shënuar sot golin e 100-të në Premier League, duke u bërë lojtari i parë aziatik që e arrin këtë shifër.
Jug-koreani shënoi një supergol nga distanca për Tottenhamin në minutën e 10-të të ndeshjes me Brightonin, përderisa tani palët kanë shkuar në pushim pas pjesës së parë, me rezultat 1-0.
Son ka disa rekorde si lojtar aziatik. Ai është po ashtu lojtari i parë aziatik që fitoi Këpucën e Artë të Premier Leagues, lojtari aziatik më i vlerësuar në historinë e Topit të Artë, si dhe mban rekordin e çmimit futbollisti më i mirë në Azi, me tetë të tilla. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
SON’S 100TH PREMIER LEAGUE GOAL! #TOTBHA pic.twitter.com/uyybYmfsEN
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 8, 2023
The post Son bëhet lojtari i pari aziatik që shënon 100 gola në Premier League (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





