Federico Valverde, është përfshirë në një incident me futbollistin e Villarealit, Alex Baena.
Valverde raportohet se e ka sulmuar fizikisht Baenan, pasi ky i fundit e kishte ofenduar rëndë me familje.
Gjatë ndeshjes Real-Villareal, futbollisti i “nëndetëses së verdhë” i kishte thënë atij të “mbretërve”:
“Qaj tani sepse djali yt nuk do të lind më”, dyshohet se i kishte thënë ai Valverdes.
Kjo kishte qenë e papranueshme për uruguaianin dhe pasi kishte përfunduar ndeshja e kishte pritur spanjollin, tek parkingu i autobusit duke iu drejtuar:
“Më thuaj ato fjalë që mi the në fushë”, dhe e kishte goditur me grusht në fytyrë.
24-vjeçari dhe gruaja e tij, Mira Bonino, ishin pranë humbjes së fëmijës me të cilin është shtatzënë gruaja e tij.
Megjithatë, kjo u tejkalua.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e klubeve përkatëse.
Këto u mohuan nga ana e futbollistin spanjoll.
Alex Baena tha se nuk e kishte ofenduar me familje Federico Valverden.
“Shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si Santiago Bernabeu, por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E RREME QË E THASH ATË”, shkroi ai në Twitter.
Villareal e mposhti mbrëmë Real Madridin, në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:3/ Klankosova.tv
Muy contento con la impresionante victoria del equipo en un escenario como el Santiago Bernabéu, pero al mismo tiempo muy triste por la agresión que he sufrido tras el partido y sorprendido por lo que se está diciendo sobre mi persona. ES TOTALMENTE FALSO QUE YO DIJERA ESO. pic.twitter.com/PPHpf7xhK8
— Álex Baena (@alexbbaena) April 9, 2023
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Valverde e rrahu futbollistin e Villarealit që dyshohet se e ofendoi rëndë me familje appeared first on Klan Kosova.





