Lojtari i dikurshëm i Chelseas, John Obi-Mikel, ka folur për bashkëvendësin e tij, Victor Osimhen.
Nigeriani po shkëlqen si sulmues te Napoli duke ngjallur interesimin e top klubeve evropiane.
Sidoqoftë, ndonëse e vlerëson Osimhenin, sipas Obi-Mikelit ai nuk është edhe aq i shkathët teknikisht.
“A është i mirë teknikisht? Jo edhe aq, mirëpo ai do t’ju japë gola sigurisht”, ka thënë Obi Mikel.
“Kur e shikoni Victor Osimhenin, ai po ia del shumë mirë te Napoli, dhe po luan shumë mirë. Ai do të jetë në treg këtë verë, dhe mendoj që Manchester Unitedi do ta kërkojë”.
The post Obi Mike: Osimheni nuk është edhe aq i mirë teknikisht appeared first on Klan Kosova.



