Home > Uncategorized > Ancelotti për Chelsean: Ndeshja e parë nuk është vendimtare, jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu

Ancelotti për Chelsean: Ndeshja e parë nuk është vendimtare, jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu

//
/
Comments are Off

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp për çerekfinalen e parë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti potencoi se trofeu i vetëm që i mungon që dy vjet është Kupa e Mbretit. Ai theksoi se ka klube që këto trofe nuk mund t’i fitojnë të gjithë jetën, transmeton Klankosova.tv.

“Ata thonë se jam fantastik në menaxhimin e lojtarëve dhe është e thjeshtë të menaxhosh këtë skuadër, por ka më shumë se kaq”, tha ai në një konferencë për shtyp të martën.

“Ky është një ekip shumë i përgatitur. Nëse fitojmë Kupën e Mbretit, do të kemi fituar të gjithë titujt e mundshëm gjatë dy sezoneve. Disa klube nuk mund t’i fitojnë të gjithë ata tituj gjatë gjithë jetës”.

“Ne patjetër e merituam Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, dhe jo vetëm sepse e menaxhuam mirë, por sepse luajtëm më mirë se skuadrat e tjera”.

Për mënyrën se si ai planifikon t’i afrohet ndeshjes së parë, Ancelotti foli për ndërtimin e një avantazhi për të marrë në Londër.

“Ndeshja e parë nuk është vendimtare, por mund të na japë një avantazh për ta menaxhuar më mirë ndeshjen e dytë”.

“Ne jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu”.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45.

 

The post Ancelotti për Chelsean: Ndeshja e parë nuk është vendimtare, jemi të emocionuar për një tjetër natë magjike në Bernabeu appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights