Home > Uncategorized > Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së

//
/
Comments are Off

Mbledhja e KQZ-së është shtyrë për të mërkurën, njoftoi zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi.

Sipas tij, në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri dhe se anëtarët kanë konstatuar se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

“Kjo u bë e ditur në momentet e fundit derisa po diskutohej në Këshillin për Operacione Zgjedhore”.

“Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme, për orën e saktë do të t’ju njoftojmë”, sqaroi Elezi.

The post Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights