Klubi i Leicester City ka konfirmuar të hënën në mbrëmje se Dean Smith është caktuar trajner i ri i klubit.
“Ky emërim do të thotë rikthim i Craig Shakespeare në bankën e Leicester City. Krahash tij në ekipin e trajnerëve do të përfshihet edhe ish kapiteni i Anglisë, John Terry”, shkruan një njoftimin e Leicester.
Klubi nga Premier League një javë më parë shkarkoi nga pozita e trajnerit Brendan Rodgers pas humbjes 2-1 nga Crystal Palace, disfatë që i dërgoi në zonën e rënies nga elita e futbollit anglez.
The post Terry në ekipin e trajnerëve të Leicester City appeared first on Klan Kosova.



