Një grua kineze është bërë personi i parë që ka vdekur nga një lloj gripi i shpendëve që është i rrallë tek njerëzit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gruaja 56-vjeçare nga provinca jugore e Guangdong ishte personi i tretë që dihet se ishte infektuar me nëntipin H3N8 të gripit të shpendëve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Të gjitha rastet kanë qenë në Kinë, me dy rastet e para të raportuara vitin e kaluar.
Qendra Provinciale Guangdong për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportoi infeksionin e tretë në fund të muajit të kaluar, por nuk dha detaje për vdekjen e gruas.
Infeksionet sporadike te njerëzit me grip të shpendëve janë të zakonshme në Kinë, ku viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë vazhdimisht në popullatat e mëdha të shpendëve dhe shpendëve të egër.
Mostrat e mbledhura nga një treg i vizituar nga gruaja para se të sëmurej ishin pozitive për gripin A(H3), tha OBSH, duke sugjeruar se ky mund të ketë qenë burimi i infeksionit.
Megjithëse i rrallë te njerëzit, H3N8 është i zakonshëm te zogjtë teksa ka infektuar edhe gjitarë të tjerë.
OBSh-ja, mes tjerash, bëri të ditur se nuk u gjetën raste të tjera midis kontakteve të ngushta të gruas së infektuar.
“Në bazë të informacionit të disponueshëm, duket se ky virus nuk ka aftësinë të përhapet lehtësisht nga personi në person dhe për këtë arsye rreziku i përhapjes së tij midis njerëzve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar konsiderohet i ulët” thuhet në deklaratën e OBSh-së.
Monitorimi i të gjithë viruseve të gripit të shpendëve konsiderohet i rëndësishëm duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të evoluar dhe shkaktuar një pandemi.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Kina regjistron vdekjen e parë në botë nga gripi i shpendëve appeared first on Klan Kosova.


