Home > Uncategorized > Shefi i OKB-së i gatshëm t’i akomodojë interesat ruse, zbulojnë dokumentetet “sekrete” amerikane

Shefi i OKB-së i gatshëm t’i akomodojë interesat ruse, zbulojnë dokumentetet “sekrete” amerikane

//
/
Comments are Off

Qeveria e ShBa-së beson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është shumë i gatshëm për të akomoduar interesat ruse. Kjo sipas zbulimeve të reja në dokumentet e klasifikuara të dala në internet.

Dosjet sugjerojnë se Uashingtoni ka monitoruar për së afërmi  Antonio Guterresin.

Disa dokumente përshkruajnë komunikimet private që përfshijnë atë dhe zëvendësin e tij, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Ky është lajmi i fundit nga një rrjedhje e dokumenteve sekrete, të cilat zyrtarët amerikanë po përpiqen t’u shkojnë deri në fund.

Dokumentet përmbajnë vëzhgime të Guterres për luftën në Ukrainë dhe një numër liderësh afrikanë.

Një dokument i zbuluar fokusohet në marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore.

Ai sugjeron se Guterres ishte aq i prirur për të ruajtur marrëveshjen saqë ai ishte i gatshëm të akomodonte interesat e Rusisë, edhe nëse ato përfshinin individë ose kompani nën sanksionet perëndimore.

Sipas vlerësimit të Uashingtonit, veprimet e tij po minonin përpjekjet më të gjera për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë.

Një dokument tjetër nga mesi i shkurtit përshkruan një bisedë të sinqertë midis Guterres dhe zëvendëses së tij, Amina Mohammed.

Aty Guterres shpreh shqetësimin për një thirrje nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që Evropa të prodhojë më shumë armë dhe municione si rezultat i luftës në Ukrainë.

Të dy flasin gjithashtu për një samit të fundit të liderëve afrikanë. Zonja Mohammed thotë se presidenti i Kenias, William Ruto, është i pamëshirshëm dhe ajo nuk i beson atij.

Dihet mirë që ShBA-a spiunon OKB-në, por kur produktet e këtij spiunimi dalin në dritë, është shumë e turpshme për diplomatin kryesor në botë dhe potencialisht e dëmshme.

Koleksioni i dokumenteve që qarkullojnë në internet ka përfshirë detaje të tjera shumë të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë dhe indikacione se ShBA ka përgjuar aleatët e saj.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Shefi i OKB-së i gatshëm t’i akomodojë interesat ruse, zbulojnë dokumentetet “sekrete” amerikane appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights