Home > Uncategorized > Xhaçka takon Escobarin, flasin për zhvillimet rajonale

Xhaçka takon Escobarin, flasin për zhvillimet rajonale

//
/
Comments are Off

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Xhaçkës, ata kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, transmeton Klan Kosova.

“Mirënjohje për zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të ShBA-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”.

klankosova.tv

The post Xhaçka takon Escobarin, flasin për zhvillimet rajonale appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights