Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur rreth vizitës së tij treditore në Kosovë të cilën e ka nisur sot.
Ai tha në Rubikon në Klan Kosova se nesër do ta takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“Do ta kemi edhe një biznes forum në Aleancën Kosovare të Biznesit. Do të shkojmë edhe në universitet. Do t’i takojë me kënaqësi edhe liderët e opozitës, për ta dëgjuar edhe opinionin e tyre. Në fund do të kemi një takim edhe me kryetarin e Pejës”, tha Abazoviq.
Kreu i qeverisë malazeze gjatë vizitës do të ketë edhe në fabrikën e Prince Cafe në Pejë, ku do të pritet nga Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Abazoviq nesër do të takohet me Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


