Home > Uncategorized > Haradinaj kërkon që të shtyhet data e zgjedhjeve në veri

Haradinaj kërkon që të shtyhet data e zgjedhjeve në veri

//
/
Comments are Off

Deputetët janë mbledhur këtë të enjte për të zhvilluar një seancë plenare.

Në rend të ditës janë shtatë pika dhe më e rëndësishmja është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit  për prokurorin e shtetit, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të shtyhet data e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka propozuar që institucionet përgjegjëse të mos presin deri në ditën e fundit dhe të ballafaqohen me humbje të plotë.

Kujtojmë se data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve është 23 prill.

klankosova.tv

The post Haradinaj kërkon që të shtyhet data e zgjedhjeve në veri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights