Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abdixhiku tregoi se me Abazoviqin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në të dy vendet dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë, përcjell Klankosova.tv.
“Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq”, shkroi Abdixhiku.
“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës.
“Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Abdixhiku pret në takim Abazoviqin, bisedojnë për projektet e përbashkëta kapitale appeared first on Klan Kosova.


