Home > Uncategorized > Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit (VIDEO)

Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, ka folur për rastin e plagosjes së një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Beka tha se IPK-ja është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërsa incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës.

“Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kurse IPK-ja është njoftuar të nesërmen. Menjëherë pasi Policia e Kosovës  ka pasur dyshimet e para që një zyrtar i saj mund të ketë qenë i përfshirë”.

“Akoma është herët të flitet për motivet e sakta se cilat kanë mundur të jetë motivi i mosraportitimit, eventualisht i çalimit në aspektin e komunikimit të brendshëm”, është shprehur Beka në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se deri më tani s’ka asnjë hetim ndaj zinxhirit komandues, pasi sipas tij, dyshimet janë vetëm tek zyrtarët policorë që kanë qenë të angazhuar tek pika e kontrollit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Beka për rastin e plagosjes në veri: Herët të flitet për motivet e mosraportimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights