Reggie Miller, një nga pikëshënuesit më të mirë në historinë e NBA ka kritikuar edhe një herë Luka Donçiqin pas dështimit befasues të Dallas Mavericks për t’u kualifikuar në Playoffs.
“Luka Doncic duhet të shikohet në pasqyrë… ai duhet të jetë në formë më të mirë”, tha ish-lojtari legjendar i Indiana Pacers, siç raporton Hoopshype.
“Doncic duhet të jetë në formë më të mirë. Mavericks duhet të vrapojnë më shumë, dhe unë mendoj se ata bënë kur Luka Donçiq ishte jashtë dhe Kyrie Irving ishte në krye. Ata janë shumë më të mirë kur luajnë më shpejt. Ja se si Jason Kidd dëshiron të jetë trajner, Ai dëshiron që ata të luajnë më shpejt, por kur Luka është atje, ata nuk mund të luajnë shpejt. Për mua, nëse ai është në formë më të mirë dhe ata mund të luajnë shpejt, kjo i bën më shumë presion ekipit kundërshtar”, tregoi Miller në TNT.
Miller i bëri këto komente për Donçiqin pasi u pyet se çfarë duhet të bëjnë Mavericks në sezonin e ardhshëm për të mos mbetur përsëri jashtë play-off-it, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2021, Reggie Miller e akuzoi Donçiçin se ishte mbipeshë dhe “eci me mundim” në parket.
“Për momentin e shoh Luka Donçiqin më të rëndë se kurrë. E di se ai ka kaluar një verë të gjatë, me Olimpiadën, por shiko se si është lart e poshtë. Ai me të vërtetë nuk po vrapon. Nëse je Donçiq, i ke çelësat e mbretërisë. Ai është një superstar, por ai mund të jetë shumë më i mirë. Dhe ai do të bëhet më i mirë. Për mua ai duhet të bëhet më i dobët dhe më i mirë në mbrojtje”, tha Miller për peshën e Donçiqit në 2021.
The post Ish-basketbollisti i NBA kritikon Donçiqin: Luka duhet të shikohet në pasqyrë… duhet të jetë në formë më të mirë appeared first on Klan Kosova.


