Home > Uncategorized > Arrestohen dy vëllezër kosovarë në Kamzë, e raportuan të vjedhur kerrin që e shitën

Arrestohen dy vëllezër kosovarë në Kamzë, e raportuan të vjedhur kerrin që e shitën

//
/
Comments are Off

Përmes një operacioni policor të koduar “Insurance”, policia shqiptare ka arrestuar dy vëllezër kosovarë të cilët shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimi nga sigurimi.

Të dyshuarit e arrestuar janë S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të dy banues në Finlandë, raporton Klankosova.tv.

Gjithashtu, policia njofton se u proceduan penalisht edhe shtetasit V. K., 49 vjeç dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

“Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë”, ka thënë Policia e Shtetit.

Policia tha se po vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Arrestohen dy vëllezër kosovarë në Kamzë, e raportuan të vjedhur kerrin që e shitën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights