Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar se po ndalon përkohësisht të gjitha operacionet në Sudan, pas vrasjes së tre punonjësve të saj.
WFP thotë se është “e tmerruar” nga lajmi për vdekjen e punonjësve.
“Ngushëllimet tona më të thella janë me familjet e tyre dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Sudan të respektojnë neutralitetin e punonjësve humanitarë në Sudan, roli i të cilëve është të ndihmojnë të gjitha palët në këtë krizë. WFP është detyruar të ndalojë përkohësisht operacionet e saj ndërsa ne shqyrtojmë situatën e sigurisë. Dhuna e vazhdueshme ka një ndikim të rëndë në punën tonë dhe te njerëzit të cilëve u shërbejmë”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
WFP tha se u bën thirrje të gjitha palëve të arrijnë një marrëveshje që mundëson ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës humanitare shpëtimtare në Sudan.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Programi Botëror i Ushqimit ndalon përkohësisht punën humanitare në Sudan pasi iu vranë tre punonjës appeared first on Klan Kosova.


