Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund të udhëtojë në Strasburg me rastin e 20-vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës për shkak të njoftimeve se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në këtë institucion, në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.
“Çfarë mesazhi është ai? Është një poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse ato njoftime janë të vërteta, unë sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg”, tha Daçiq në një konferencë për shtyp, shkruan Tanjug, përcjell Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Daçiq: S’do të shkoj në Strasburg nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës appeared first on Klan Kosova.


