Reperi i njohur Noizy, ka bërë shumë bujë me veprimin e tij.
Ai së fundmi e ka personalizuar targën e veturës së tij luksoze “Lamborghini”.
E shifren sa ka kushtuar kjo targë me gjashtë karaktere, e ka treguar drejtori i Përgjishëm i Transportit rrugor në Shqipëri, Blendi Gonxhja.
“Kjo targë që ka marrë këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra”, tha ai para disa ditësh në një intervistë në Euronews Albania përcjell Klankosova.tv
Gonxhja theksoi se targat mund të barten nga një veturë në tjetrën, me kusht që vetura tjetër të jetë më i shtrenjtë se vetura e parë.
Përkthyer në shifra 2.2 milionë lekë të vjetra apo 220 mijë të reja, i bie që reperit targa t’i ketë kushtuar 1 mijë e 946 euro e 75 centë.
Së fundmi, Rigels Rajku, i njohur si Noizy e ka publikuar albumin e ri të titulluar “Alpha”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Targa e personalizuar e Noizyt ka kushtuar afro 2 mijë euro appeared first on Klan Kosova.


