Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin. Si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Para këtij arrestimit, sot në hapësirat e KEK-ut është kryer një kontroll nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sipas KEK-ut, nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle.
Rreth këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe ish-kryeministri slloven Janez Jansa, i cili njëkohësisht e përmendi edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, që për muaj të tërë përflitet se është pjesë e një skandali financiar e energjetik në Slloveni në lidhje me kompaninë GEN.
Jansha tha se arrestimet dhe bastisjet që kanë të bëjnë me energjinë në Kosovë vijnë pas rastit të Berishajt
“Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket janë si rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj – GEN”, ka shkruar Jansa në Twitter.
Berishaj, akuzat ndaj tij i ka mohuar vazhdimisht, në shkurt të këtij viti Gjykata në Slloveni e ka hedhur poshtë ankesën e ambasadorit ndaj Planet TV, mediumi që ka raportuar për rastin në fjalë.
The post Arrestimi i drejtuesit dhe bastisjet në KEK, ish-kryeministri slloven: Rezultat i gjetjeve nga hetimi i rastit të Martin Berishaj appeared first on Klan Kosova.


