Home > Uncategorized > Kievi merr Patriotë, kërcënon armiqtë (VIDEO)

Kievi merr Patriotë, kërcënon armiqtë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Me një vizitë pranë vijave ndarëse të shtetit, presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, deshi të demonstrojë  se integriteti territorial është një përkushtim i pathyeshëm për vendin e tij.

Aty ai foli me rojet kufitare të cilat e  informuan  për  teknologjitë e avancuara që ata  po i  përdorin për të mbrojtur kufijtë e vendit.

Për këtë  angazhim e përpjekje kreu i vendit u ndau medalje gardianëve.

Këtë udhëtim Zelensky e beri kur tashmë në Kiev mbërriti edhe sistemi më i avancuar amerikan i mbrojtjes ajrore, Patriot.

Këto sisteme janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.

Berlini i cili tashmë e konfirmoi këtë tha se po angazhohet edhe për dërgimet e radhës.

Gjermania vitin e kaluar premtoi katër sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe i pari mbërriti në Ukrainë muaj më parë.

 

The post Kievi merr Patriotë, kërcënon armiqtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights