Home > Uncategorized > Raketa e Elon Musk shpërthen pasi niset për fluturim

Raketa e Elon Musk shpërthen pasi niset për fluturim

//
/
Comments are Off

Kompania e rakteve e Elon Musk, SpaceX, sot e ka nisur për fluturim raketën më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë, e cila shpërtheu brenda pak minutave të provës.

Raketa “Starship” 120 metra u ngrit në orën 8:33 të mëngjesit me orën lokale të enjten. Ajo u nis me shpejtësi, por më pas filloi të rrotullohej në lartësi përpara se të shpërthente rreth katër minuta pasi u largua nga toka.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse raketa shpërtheu spontanisht ose nëse Sistemi i Përfundimit të Fluturimit ishte aktivizuar, sistem që e shkatërron anijen kozmike për ta parandaluar atë të devijojë.

SpaceX kishte paralajmëruar më herët se shanset për të pasur sukses ishin të ulëta dhe se qëllimi i fluturimit testues ishte mbledhja e të dhënave, pavarësisht nëse misioni i plotë ishte arritur.

Punonjësit në SpaceX brohoritën edhe pasi raketa u shpërbë, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv.

The post Raketa e Elon Musk shpërthen pasi niset për fluturim appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights