Home > Uncategorized > Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Ferizaj

//
/
Comments are Off

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin me iniciale B.T, i moshës 39-vjeçar.

Gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar, transmeton Klan Kosova.

“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

The post Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights