Home > Uncategorized > Turqi: Dy grupe kriminale përleshen mes vete, plumbi qorr vret foshnjën

Turqi: Dy grupe kriminale përleshen mes vete, plumbi qorr vret foshnjën

//
/
Comments are Off

Dy grupe kriminale janë përleshur me armë mes vete në Turqi.

Si pasojë e goditjes nga plumbi qorr, u vra një foshnje e moshës 1 vjeç e gjysmë.

Nga përleshja u plagosën po ashtu edhe shtatë persona të tjerë.

Siç raportojnë mediat turke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adanasë, më saktësisht në lagjen Gulbahçesi.

Të plagosurit, si dhe foshnja ishin dërguar në spitale të ndryshme të këtij qytetit, por edhe përkundër ndërhyrjes së mjekëve, kjo e fundit nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

Personat e dyshuar janë dërguar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast penal/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Turqi: Dy grupe kriminale përleshen mes vete, plumbi qorr vret foshnjën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights