Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të vendit janë shkatërruar ose dëmtuar gjithashtu nga rusët që nga fillimi i pushtimit.
Ai tha se dy gra u vranë në një sulm rus duke përdorur raketa S-300 në muzeun Kupyansk në rajonin e Kharkivi që është rreth 10 kilometra nga vijat e frontit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha gjithashtu se një kishë u shkatërrua nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit.
“Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse,” tha ai.
Zelensky pretendoi se forcat ruse kishin hyrë në shtëpinë e një aktivisti tatar, Abduresheet Dzhepparov, në Krime.
“Ai është një nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare tatare të Krimesë, një aktivist i të drejtave të njeriut, një qytetar i Ukrainës. Nuk dihet se ku është tani, çfarë po ndodh me të”, tha Zelensky.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Zelensky: Mbi 60 objekte kulturore ukrainase janë shkatërruar nga rusët appeared first on Klan Kosova.



