Analisti politik Vehbi Kajtazi, ka thënë se KEK-u i ka shkruar email një kompanie greke për të aplikuar për një tender.
“Menaxhmenti i KEK-ut i shkruan email një kompanie greke dhe i thotë apliko në këtë tender. Vlera e tenderit është 1.6 milionë euro dhe kompania që e ka marrë këtë tender është Egroterm S.A. dhe aty ndërrohen edhe kushtet e tenderit, garancioni prej 10 për qind bëhet 50 për qind, sepse kështu bien dakord me kompaninë greke dhe kështu eliminohet një kompani polake që është gati 50 për qind më e lirë dhe tenderin e fiton kompania greke”, u shpreh Kajtazi në Rubikon.
Ai madje tha se nën menaxhimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua nën dyshimet për konflikt interesi dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, vitin e kaluar u hap konkursi me manipulimet më të mëdha.
“Nën menaxhimin e zotit Nagip Krasniqi, ka ndodhur punësimi më i madh, konkursi më i manipuluar i shpallur në një ndërmarrje publike, është fjala për konkursin e viti të kaluar, ku mbi 100 persona të lidhur me Vetëvendosjen janë punësuar në këtë kompani”, shtoi ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO
The post Kajtazi: KEK-u i ka shkruar email një kompanie greke që ajo të aplikojë për një tender (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



