Zëvëndësministër i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një intervistë për “Info Magazinen” në Klan Kosova ka thënë që nga puna e Ministrisë së Drejtësisë dhe analizat që janë bërë, sipas tij, koncentrimi i korrupsionit ka qenë te zyrtarët publikë.
“Puna që është bërë nga Ministria e Drejtësisë, analizat që janë bërë e vërtetojnë saktë se koncentrimi i korrupsionit ka qenë brenda pushteteve, brenda zyrtarëve publik dhe personave zyrtarë, pra këta kanë pasur mundësinë që pushteti të keqpërdoret në mënyrën e tillë saqë të vijnë deri tek pasuria e pajustifikueshme dhe kështu kjo pasuri duhet t’i kthehet qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Tutje, ai ka treguar edhe një pikë tjetër, e cila siç u shpreh ai, për të është e paqartë, përcjell Klankosova.tv.
“Një pikë tjetër që kanë goditur, e për mua është jashtëzakonisht e paqartë, ka qenë që verifikimi i pasurisë së pajustifikueshme nga agjensia ndaj personave zyrtarë, nënkupton pra kufizim të pronës, të drejtës në pronë. Pra, që absolutisht nuk ka lidhje një gjë e tillë, sepse Agjensia për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë bën vetëm verifikimin e saj, siç bën edhe Agjensia kundër Korrupsionit dhe shumë agjensi të tjetra brenda Republikës së Kosovës që kanë të drejtë të verifikojnë pjesë të caktuara të pasurisë së personave zyrtarë, kaq është kjo”.
“Ata kanë tentuar që është komplet kufizim i të drejtës në pronë nëse agjensia bën një verifikim të tillë, kjo ka të bëjë më shumë me ruajtjen e pasurisë së paligjshme që tashmë e kanë përvetuar ish-pushtetarët e pushteve të ndryshme”, u shpreh ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Sallahu: Koncentrimi i korrupsionit ka qenë te zyrtarët, prandaj Byroja do t’i hetojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



