Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, bashkë me punëtorë komunalë, të rinj vullnetarë dhe qytetarë, me aktivitete të shumta shënuan sot Ditën e Tokës, për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme javën e kaluar.
“Është i domosdoshëm kujdesi ndaj natyrës, ambientit ku jetojmë dhe shëndetit”, u tha me këtë rast.
Bëhet e ditur se gjatë shënimit të kësaj dite u mbollën fidanë dhe lule estetike, në shenjë mirënjohjeje për të mirat që ofron planeti ynë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Prizreni shënon sot Ditën e Tokës (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


