Home > Uncategorized > Spitali i Punës veç me një mjek dhe pa asnjë laborant (VIDEO)

Spitali i Punës veç me një mjek dhe pa asnjë laborant (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, në kuadër të ShSKUK-së, nuk e ka asnjë mjek, pasi të vetmin që kishte deri me 20 prill i skadoi kontrata e punës.

Për më tepër, ky specialist ishte angazhuar pas pensionimit, në mungesë të doktorëve të këtij profili, njofton Klan Kosova.

Situata e krijuar ka detyruar nisjen e procedurave për riangazhimin e tij.

Specializimet e para në këtë lëmi janë hapur tek para tre vjetësh.

QKMP-ja nuk ka as biokimist që mbikëqyr punën në laborator, pozitë për të cilën sipas drejtorit disa herë u hap konkursi, por nuk pati të interesuar.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Spitali i Punës veç me një mjek dhe pa asnjë laborant (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights