Ballkani ka bërë një hap të gabuar këtë javë në rrugëtimin drejt titullit.
Skuadra Ilir Dajas, ka barazuar 1:1 kundër Dukagjinit duke humbur kështu përkohësisht kryesimin e tabelës.
Vendin e parë tani e ka zënë Drita që e kanë mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0.
Skuadra nga Gjilani, me një pikë më shumë sesa ajo nga Suhareka.
Me rezultat të barabartë kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera në program, Prishtina-Llapi dhe Trepça 89-të dhe Gjilani.
Këto dy takime u mbyllën pa gola.
Gjilani aktualisht mban vendin e tretë me 47-të pikë, kurse Prishtina ka 42 pikë në të katërtin/ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Ballkani humb kryesimin e Superligës appeared first on Klan Kosova.


