Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, dënoi praninë e ushtrisë amerikane në Irak, gjatë një takimi me presidentin irakian, Abdul Latif Rashid, në Teheran.
“Prania e qoftë edhe e një amerikani në Irak është e tepërt”, tha Khamenei gjatë takimit.
“Amerikanët nuk janë miq me askënd dhe nuk janë as besnikë ndaj aleatëve të tyre evropianë”, tha Khamenei, teksa bëri thirrje që Irani dhe Iraku të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh.
Komentet e Khameneit pasojnë udhëtimin e paparalajmëruar të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Bagdad muajin e kaluar, kur Austin tha se trupat amerikane ishin “të gatshëm të qëndrojnë në Irak”.
Presidenti irakian Rashid, në një deklaratë pas takimit të tij me Khamenei, nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve Irak-Iran, por nuk iu përgjigj komenteve të tij për praninë e amerikanëve në Irak.
Iraku është një partner i rëndësishëm i SHBA-së në fushatën për të mposhtur ISIS-in. Por ndryshe nga Siria, ku forcat amerikane operuan së bashku me Forcat Demokratike Siriane dhe partnerë të tjerë, ushtria amerikane shërben në një rol këshillues dhe ndihmës në Irak, pasi ka përfunduar zyrtarisht misionin luftarak në Irak në vitin 2021, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Iraku luan një rol vendimtar për Shtetet e Bashkuara në frenimin e ndikimit të Iranit në rajon. Irani është përpjekur të ushtrojë kontroll mbi Irakun përmes përdorimit të forcave proxy dhe ndikimit të Teheranit me partitë politike shiite në Bagdad.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post “Prania e veç një amerikani në Irak është e tepërt”, lideri iranian i thotë presidentit irakian appeared first on Klan Kosova.


