Sigal Prishtina e ka humbur gjysmëfinalen e pestë të playoff-it kundër Trepçës.
“Minatorët” i mposhtën “Plisat” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet me rezultat 77:74.
Skuadra mitrovicase ngadhnjeu 3:2 në serinë gjysmëfinale, duke trasuar rrugën për në finale, ku do të përballet me Pejën.
E pas humbjes, skuadra nga kryeqyteti ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm edicionin tjetër.
“Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa!”, thuhet në reagimin e klubit “bardhekaltër”.
Seria e finaleve Peja-Trepça, nis të mërkurën/Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Sigal Prishtina pas humbjes nga Trepça: Do të rikthehemi fuqishëm appeared first on Klan Kosova.


