Home > Uncategorized > Kurti i ka dorëzuar Borrellit e Lajçakut dosje me 8 nenet që Serbia i shkeli nga marrëveshja

Kurti i ka dorëzuar Borrellit e Lajçakut dosje me 8 nenet që Serbia i shkeli nga marrëveshja

//
/
Comments are Off

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka pranuar se është miratuar Deklarata për Personat e Zhdukur, teksa pohoi se tek përfaqësuesit e BE-së, ka dorëzuar edhe një dokument, ku rëndit shkeljet e 8 nga 11 nenet e marrëveshjes së 27 shkurtit, transmeton klankosova.tv.

”Më duhet të theksoj që dorëzova tek ndërmjetësit një dokument, mbi atë sesi nga 27 shkurti, Beogradi zyrtar e ka shkelur marrëveshjen”.

”Nga 11 nene të marrëveshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar”.

”Gjithashtu kam dorëzuar një dokument, me deklaratat e Vuçiqit sesi ai thotë që nuk pajtohet me marrëveshjen bazë, propozimin evropian se si nuk do ta zbatojë atë tërësi”.

”Meqenëse ne kemi marrëveshje, pra ekziston marrëveshja, dhe 27 shkurti në Bruksel dhe 18 marsi në Ohër njëmend kanë ndodhur. Ato janë ngjarje që ne jemi edhe akterë dhe dëshmitarë, për të cilën nuk mund të mohohen nga askush”.

The post Kurti i ka dorëzuar Borrellit e Lajçakut dosje me 8 nenet që Serbia i shkeli nga marrëveshja appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights