Home > Uncategorized > Oliveira tërhiqet nga gara në Francë

Oliveira tërhiqet nga gara në Francë

//
/
Comments are Off

Ylli portugez i garave të Moto GP-së, Miguel Oliveira është tërhequr nga gara për shpërblimin e madh të Francës.

Kjo pasi në garën e fundit të zhvilluar në shtegun Jerez në Spanjë ai doli jashtë shtegut duke pësuar edhe lëndim përcjell klankosova.tv.

Oliveira pas analizave doli se e ka zhvendosur krahun dhe me intervenimin mjekësor ai është rikthyer në pozitën paraprake.

Por pas analizave janë vërejtur edhe disa fraktura dhe dëmtime të ligamenteve dhe si pasojë i është ndaluar pjesëmarrja në Francë.

Vendin e tij në shtegun Le Mans do ta zë motoristi testues i ekipit Aprillia, Lorenzo Savadori.

Gara për shpërblimin e madh të Francës zhvillohet me 14 maj dhe transmetohet në platformën Artmotion.

The post Oliveira tërhiqet nga gara në Francë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights