265 vetura klasike do të nisen nga Antwerpi i Belgjikës për një turne në Ballkan, teksa do të ndalojnë edhe në Kosovë.
Kështu bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami, i cili tregoi se pasditen e së shtunës e ka shpenzuar për të përcjell këto vetura në Ballkan.
“Pasditen e së shtunës e kalova në Antwerp për të përcjellë nisjen e 265 veturave klasike për në turneu ballkanik, gjatë të cilit do të ndalojnë edhe në Kosovë”, ka shkruar Bajrami.
Në kuadër të turneut Tour Amical, dhe në organizim të Manu Stappaerts, prej datës 10 deri më 19 maj, veturat klasike do të kalojnë rrugën nga Bullgaria, Maqedonia Veriore, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia. Në Kosovë, ndalesat do t’i kenë në Prishtinë e Prizren.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post 265 vetura klasike do të vinë nga Belgjika në Kosovë appeared first on Klan Kosova.





