Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot dhe ai britanik, Nicholas Abbott, kanë përcjellë së bashku Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III, përmes televizorit.
Në profilin e tij në Twitter, ai ka postuar një foto me kolegun e tij britanik, Nicholas Abbott.
Por, pos fotos, ai ka dhënë edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbinë, se si duhen pajtuar, njofton Klankosova.tv.
“Duke parë Ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit me mikun dhe kolegun tim të shkëlqyer nga Mbretëria e Bashkuar, Nicholas Abbott. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar miq dhe aleatë përgjithmonë: një shembull tjetër i pajtimit mes fqinjëve që dikur kishin probleme me njëri-tjetrin”, ka shkruar Guerot, teksa ka vendosur flamurin e Kosovës dhe atë të Serbisë në postimin e tij në Twitter.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Guerot: Raporti Francë-Britani, shembull për Kosovën e Serbinë appeared first on Klan Kosova.





