Këtë të shtunë do të luhen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo në mes Trepçës 89 e cila po lufton për mbijetesë dhe Drenicës e cila tashmë pothuajse ka rënë nga liga.
Kurse, ndeshja tjetër zhvillohet në mes Dukagjinit dhe Malishevës, ku kjo e fundit është në vendin e shtatë me 39 pikë, pesë pikë më shumë se Trepça 89 e cila është në pozitën që çon në barazh.
Ndërsa, Dukagjini është në pozitën e pestë me 41 pikë, dy më pak se Prishtina që është në vendin e katërt.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë, Trepça 89 lufton për mbijetesë ndaj Drenicës appeared first on Klan Kosova.



