Home > Uncategorized > Hajrizi: Trepçës i mungoi agresiviteti ndaj Pejës, lojtarët ishin të vetëkënaqur (VIDEO)

Hajrizi: Trepçës i mungoi agresiviteti ndaj Pejës, lojtarët ishin të vetëkënaqur (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Ish-basketbollisti i Trepçës, Naim Hajrizi ka folur në lidhje me ndeshjen e dytë të serisë finale të basketbollit, ku Peja e mposhti ish ekipin e tij, për të barazuar serinë 1-1.

Hajrizi i ftuar në “Sports Show” në Klan Kosova, thotë se Trepça nuk zhvilloi lojën që bëri ditë më parë në sallën “Minatori”, dhe për këtë arsye sipas tij, pësuan humbje sot.

“Trepça gaboi që nuk ka luajtur lojën që ka luajtur në Mitrovicë, iu ka munguar agresiviteti, sikur me qenë të vetëkënaqur me lojën që kanë zhvilluar në Mitrovicë, sot gjithashtu iu ka munguar shuti”, u shpreh Hajrizi.

The post Hajrizi: Trepçës i mungoi agresiviteti ndaj Pejës, lojtarët ishin të vetëkënaqur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights